Reali dhe PSG duel spektakolar në Bernabeo për një biletë për në çerekfinale (VIDEO)
Champions League mbrëmjen e sotme rezervon emocione të tjera të mëdha, ku spikat mbi të gjitha Real Madrid-PSG. Pas fitores në duelin e parë në sekondat e fundit, me një gol të shënuar nga Mbappe, skuadra franceze vjen disi më e avantazhuar, por gjithçka mbetet e hapur.
Dilema e madhe është nëse sulmuesi francez do ta nisë nga minuta e parë, apo Pochettino do ta aktivizojë në fraksionin e dytë. Me Messin dhe Neymar në fushë kualitetet te skuadra parisiene janë të shumta.
Në krahun tjetër Ancelotti me siguri që do të ketë një Benzema në një formë shumë më të mirë se në duelin e parë. Mungesa e madhe është Casemiro, por Vaverde mund ta zëvendësojë mjaft mirë.
Në duelin tjetër, Manchester City pritet ta ketë një shëtitje ndaj Sportingut, pasi ka triumfuar 5-0 në duelin e parë. Trajneri Guardiola pritet të aktivizojë disa nga lojtarët që kanë pasur më pak hapësira gjatë sezonit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

