Reali dhe Zidane tërbohen me Hazardin, kthehet sërish me mbipeshë

Real Madridit po i soset durimi për Eden Hazard. Futbollisti belg u rikthye në “Santiago Bernabeu” sërish mbipeshë, duke përsëritur problemet e sezonit të kaluar.

Trajneri Zidane nuk e ka pritur aspak mirë, ashtu si drejtuesit e klubit që paguan 105 milionë euro për lojtarin.

Hazard nuk luajti asnjë minutë me kombëtaren e Belgjikës. Trajneri Roberto Martinez ishte shumë i qartë me të. “Eden është mirë, nuk ka dëmtime, por nuk është gati të luajë 90 minuta”, tha ai shkurtimisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hazard peshon 80 kg, ashtu si një vit më parë, teksa në mediat iberike shkruajnë se ai pëlqen që ta shijojë më së miri verën, pa u kujdesur shumë për dietën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?