Reali e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Alaves, shënon Mbappe (VIDEO)

Real Madrid ka mbyllur pjesën e parë në avantazh minimal ndaj Alaves, në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të La Ligës. “Los Blancos” kryesojnë 0-1 falë golit të Kylian Mbappé, duke konfirmuar kontrollin e lojës në 45 minutat e para.

Ylli francez u rikthye protagonist pas shqetësimeve në kofshë dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t, pas një asisti perfekt të Jude Bellingham. Një gol me klas, që i dha qetësi madrilenëve dhe vulosi epërsinë në fundin e pjesës së parë.

Me këtë realizim, Mbappé vazhdon ndjekjen e një rekordi historik. Sulmuesit i duhen edhe tre gola për të kaluar shifrën e Cristiano Ronaldos, i cili mban rekordin e golave të shënuar në një vit kalendarik me fanellën e Real Madridit (59). Aktualisht, Mbappé ka arritur në kuotën e 57 golave.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?