Reali është “mallkim” për Hazard, belgu pëson një tjetër dëmtim

Lajme të këqija për Eden Hazard te skuadra madrilene. Siç konfirmohet nga vetë klubi i Real Madrid, belgu është hequr nga lista për ndeshjen me Valladolid për shkak të një problemi muskulor.

Ky është raporti mjekësor i botuar nga klubi: “Pas testeve të kryera sot për lojtarin tonë, Eden Hazard, nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në këmbën e djathtë. Në pritje të evolucionit”.

Hazard ishte një nga risitë e trajnerit Zidane për duelin e radhës së bashku me Asension, për shkak se asnjëri prej tyre nuk ishte grumbulluar në dy javët e para. Sulmuesi belg nuk ka mundur që të zbresë ende në fushë këtë sezon për shkak të një problemi në kyçin e këmbës së djathtë, pasi u dëmtua sezonin e kaluar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP