Reali fiton aktin e parë ndaj Ajaxit spektakolar, Tottenham shkatërron Dortmundin (VIDEO)
Të dhurosh spektakël, nuk do të thotë se e ke fituar ndeshjen. Sonte në mbrëmje në “Johan Cruyff Arena”, Ajaxi ka luajtur ndeshjen më të mirë të sezonit ndaj Realit, por në fund do të ishin kampionët në fuqi që fitojnë 1-2. Pas një pjese të parë të dominuar, me një shtyllë të Ziyach, por dhe me një gol të anuluar në minutën e 37-të, fraksioni i dytë solli më shumë emocione. Benzema zhbllokoi ndeshjen në minutën e 60-të, por kundërpërgjigja e Ajaxit nuk vonoi me Ziyach. Gjithsesi 3 minuta nga fundi, Asensio realizoi golin e fitores.

- 37’ anulohet goli Pas një goditje nga këndi, De Ligt godet me kokë, por Courtois do të gabonte në kontrollin e topit duke i dhënë mundësinë Tagliaficos, që të realizonte golin e avantazhit, por gjyqtari Skomina e anulon pasi Tadic ishte në pozicion të parregullt
- 59’ 0-1 Reali Madrid gjen golin e avantazhit pas një kundërsulmi të Vinicius Junior, i cili pason në zonë për Benzema. Sulmuesi francez godet fuqishëm, duke e dërguar topin në cepin e portës
- 75’ 1-1 Ajax dhuron spektakël, teksa pas një aksioni të gjatë, Neves jep një asist magjik për Ziyach, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar me të majtën
- 87’ 1-2 Pas një aksioni të bukur të madrilenëve, Asensio i vidhet mjaft mirë mbrojtjes vendase

Tottenham ka fituar me lehtësi 3-0 ndeshjen e parë ndaj Dortmundit, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Son, Vertonghen dhe Llorente ishin tre autorët e golave për ekipin e Pochettinos.
- 47’ 1-0 Tottenham e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë duke gjetur golin e avantazhit me Son, i cili ka shfrytëzuar nën mënyre perfekte një krosim të Vertonghen
- 83’ 2-0 Tottenham realizon edhe golin e dytë me Vertonghen, i cili mori një krosim të bukur nga Aurier
- 86’ 3-0 Pas një goditje nga këndi, Llorente gjendet në vendin dhe në kohën e duhur për të devijuar topin në rrjete
KOHA JONË SONDAZH

