Reali fiton derbin ndaj Atletico Madrid dhe blindon kreun (VIDEO)

Real Madrid hedh një tjetër hap drejt titullit kampion, duke marrë një fitore të madhe 2-0 në supersfidën ndaj Atletico Madrid. Derbi mbrëmjen e sotme u dominua nga skuadra e Ancelottit.

Në minutën e 16-të, pas një aksioni model, Vinicius Junior shërben në zonë për Benzema që me një goditje fluturimthi e dërgon në rrjetën e portierit Oblak. Atletico nuk arriti që të reagonte thuajse në ansjë moment.

Në të 57-tën, do të ishte një nga lojtarët më në formë, Marco Asensio që do të shënonte dhe golin e dytë që i dha më shumë qetësi Los Blancos për të adminstruar fitoren. Reali mbetet në krye me 42 pikë, 8 më shumë se Sevilla që është ndjekësi më i afërt. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP