Reali fiton me lehtësi ndaj Getafes, vendosin Casemiro dhe Vazquez (VIDEO)
Real Madrid hedh një tjetër hap drejt titullit kampion, që është vetëm çështje matematike tashmë. Skuadra e Ancelottit fitoi me lehtësi 2-0 ndaj Getafes, në duelin e vlefshëm për javën e 31-të në La Liga.
Casemiro zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të me një goditje me kokë, pas një super asisti të Vinicius Junior. Në fraksionin e dytë, Lucas Vazquez realizoi dhe golin e qetësisë.
Los Blancos tashmë vijojnë të mbeten të qetë në krye të renditjes me 72 pikë, 12 më shumë se Sevilla. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

