Reali fiton me lehtësi ndaj Mallorcas dhe blindon kreun e La Ligas (VIDEO)
Real Madrid hedh një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion në La Liga. Skuadra e Ancelottit mori një fitore të thjeshtë 3-0 në transfetën ndaj Mallorcas.
Në 45 minutat e para skuadra merengues nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës. Në fillimin e fraksionit të dytë, Vinicius Junior do të zhbllokonte sfidën. Më pas do të ishte radha e Benzema, që do të shënonte dy gola në harkun e 5 minutave.
Fillimisht nga pika e bardhë dhe më pas me një goditje të bukur me kokë. Reali me këtë sukses mbetet në krye me 66 pikë, 10 më shumë se Sevilla. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

