Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj Dortmundit, Stuttgarti befason Juventusin

Nuk ka “hakmarrje” në Bernabeo për humbjen e finales së sezonit të kaluar, pasi Real Madrid triumfon sërish kundër Dortmundit. Skuadra e Ancelottit mbrëmjen e sotme dhuroi spektakël, duke përmbysur shifrat nga 0-2 në 5-2.

Malen dhe Gittens shënuan për ekipin gjerman, ndërkohë që në pjesën e dytë Rudiger shënoi fillimisht, ndërkohë që më pas Vinicius realizoi golin e barazimit. Në minutën e 83-të Vazquez shënoi golin e avantazhit ëpr Los Blancos, ndërkohë që Vinicius do të realizonte dy gola të tjerë për të kompletuar tripletën personale.

Juventus pësoi humbjen e parë këtë sezon, teksa është mposhtur 0-1 në shtëpi nga Stuttgarti. Perin arriti që të priste një penallti pasi Danilo shkaktoi penallti dhe doli me të kuq, por në kohën shtesë Toure ndëshkoi ekipin torinez. PSG nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj PSV, ndërkohë që Arsenali fitoi minimalisht 1-0 ndaj Shakhtar Donesk. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

SHKARKO APP