Reali fiton me “poker” ndaj Alaves, Ronaldo realizon dopietë (VIDEO)
Reali i Madridit merr fitoren e tretë radhazi në La Liga. Skuadra e Zidane ka fituar 4-0 ndaj Deportivo Alavesh. Madrilenët gjetën rrugën e rrjetës vetëm në fundin e pjesës së parë.
Pas një rrëmuje në zonë, Benzema pason te Ronaldo, i cili shkarkon të majtën e tij duke zhbllokuar ndeshjen. Ky gol i jep më shumë zemër realit, që gjen edhe golin e dytë me Bejlin, ndërkohë që edhe këtë herë asistin e dha Benzema.
Në minutën e 61-të, Lukas Vazkuez jep një pasim të bukur në zonë për Ronaldon, i cili këtë herë ka shënuar me këmbën e djathtë. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Benzema shënoi dhe golin e katërt. Reali ngjitet në vendin e tretë me 51 pikë, ndërkohë që madrilenët kanë kaluar shifrën e 100 golave këtë sezon në të gjitha kompeticionet. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

