Reali fiton me poker ndaj Sociedad dhe blinon kreun e La Ligas (VIDEO)

Real Madrid bën një përmbysje spektakolare ndaj Real Sociedad në shifrat 4-1 duke blinduar vendin e parë në renditje. Ndeshja në fakt nisi në malore për skuadrën e Ancelottit, pasi Oyarzabal do të shënonte golin e avantazhit për miqtë në minutën e 10-të.

Reali u kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë, duke shënuar dy gola me Camavingan dhe Luka Modric në harkun e tri minutave. Karim Benzema shënoi golin e qetësisë nga pika e bardhë në minutën e 76-të, ndërkohë që tri minuta më pas Marco Asensio do të realizonte golin që do të vuloste gjithçka.

Skuadra merengues ruan vendin e parë me 63 pikë, 8 më shumë se Sevilla e vendit të dytë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?