Reali fiton me poker ndaj Valencias dhe ruan kreun në La Liga (VIDEO)

Real Madrid rikthehet në rrugën e fitoreve në La Liga duke marrë një sukses të rëndësishëm 4-1 ndaj Valencias. Skuadra e Ancelottit do të zhbllokon rezultatin në fundin e pjesës së parë me një penallti të kthyer në gol nga Benzema.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Vinicius Junior shfaq shpejtësinë e tij vrastare duke shënuar dy fola në harkun e pak minutave. Valencia arriti që të gjente golin e nderit me Goncalo Guedes në minutën e 76-të, edhe pse gaboi fillimisht nga pika e bardhë, e konkretizoi në vijimin e aksionit me kokë.

Dy minuta nga fundit, Benzema shënoi dhe golin e dytë personal dhe të 17-tin në kampionat. Me këtë fitore Reali ngjitet në krye me 49 pikë, 8 më shumë se Sevilla, por këta të fundit kanë dhe dy ndeshje për të rikuperuar./R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?