Reali fiton zyrtarisht titullin në La Liga, i 34-ti në histori (VIDEO)

Real Madrid është zyrtarisht kampion i Spanjës për sezonin 2019-2020. Skuadra e Zidane fitoi 2-1 sonte në mbrëmje ndaj Villareal duke siguruar titullin kampion, një javë nga fundi. Duelin do ta vendoste Karim Benzema me dopietë.

Një në fraksionin e parë pas një asisti, ndërkohë që në minutën e 77-të do të shënonte nga pika e bardhë. Ky është titulli i 34-t në historinë e Real Madridit, si asnjë klub tjetër në Spanjë, ndërkohë që pas tyre mbetet Barcelona. Kujtojmë që ky trofe mungonte për Los Blancos që nga sezoni 2016-17.

Image

Skuadra e Setien ndërkohë pësoi një humbje shokuese 1-2 kundër Osasunës. Joe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15ptë për Osasunën, ndërkohë që në fraksionin e dytë Messi do të shënonte një super gol nga goditja e dënimit. Në minutën e 94-t, Osasuna do të shnëonte golin e fitores me Roberto Torres. /R.Lika-Koha Jone/


SHKARKO APP