Reali fitore dramatike ndaj Vallecanos, vendos një gol i Mbappe në shtesë

Real Madridi ka arritur një fitore dramatike 2-1 ndaj Rayo Vallecanos në ndeshjen e javës së 22-të të kampionatit spanjoll. Me këtë triumf, “Los Blancos” e çojnë kuotën në 53 pikë në vendin e dytë, vetëm 1 pikë pas Barcelonës kryesuese.

Reali kaloi i pari në avantazh në minutën 15, kur Vinicius Junior shënoi pas një asistimi nga Brahim Diaz. Në startin e pjesës së dytë, në minutën 49, Rayo Vallecano arriti të barazojë. Jorge de Frutos shfrytëzoi një krosim të saktë nga Alvaro Garcia.

Ndërkohë, situata u rëndua për miqtë kur Siss u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Ceballos. Në minutën 95, arbitri akordoi penallti për Real Madridin. Nga pika e bardhë, Kylian Mbappé u tregua i saktë, duke shënuar golin e fitores dhe duke i dhënë ekipit madrilen tre pikë jetike në garën për titull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit, Rayo mbeti edhe me dy lojtar më pak, pasi Pepe Chavarria u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Rodrygo. Real Madridi merr kështu një fitore të rëndësishme dhe vazhdon presionin ndaj Barcelonës në krye të La Ligës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?