Reali gati të sakrifikojë dy yje në verë për të ndryshuar sulmin

Real Madrid po përgatit lëvizje të rëndësishme për të rinovuar repartin ofensiv, dhe planet nuk përfshijnë vetëm rikthimin e Nico Paz apo rritjen e talenteve si Brahim Diaz, Mastantuono dhe Arda Güler. Sipas raportimeve nga Spanja, dy yje të mëdhenj mund të jenë përpara një lamtumire të bujshme: Rodrygo dhe Vinicius Junior.

Rodrygo po përjeton një sezon larg pritshmërive. Me 17 paraqitje, zero gola dhe vetëm tre asistime, braziliani po kalon momentin e tij më të vështirë që prej mbërritjes në Madrid. Me kontratë që skadon në vitin 2028, kjo verë mund të jetë mundësia e fundit për ta shitur me një shifër të lartë.

Arsenali ka qenë i interesuar më herët, por është tërhequr për shkak të kërkesave të larta të Real Madridit. Nëse forma e lojtarit vazhdon kështu, çmimi i tij pritet të ulet ndjeshëm dhe operacioni mund të bëhet më i arritshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Vinicius Jr nuk po shkëlqen. Me 6 gola këtë sezon nën drejtimin e Xabi Alonsos (duke përfshirë edhe Botërorin e Klubeve), asnjë në Champions dhe pesë në La Liga, braziliani po tregon një rënie të dukshme në formë. Pikërisht kjo ka rritur interesin e klubeve të Arabisë Saudite, të gatshme për oferta marramendëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy lojtarët janë të rinj dhe me potencial të madh, por situata aktuale i ka bërë drejtuesit të shohin mundësinë e një rinovimi të thellë në skuadër. Prioriteti duket se është shitja e Rodrygo-s, por asgjë nuk përjashtohet, sidomos nëse ndryshon trajneri në verë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?