Reali ka nisur të pendohet, Endrick po shkëlqen te Lyoni me gola dhe asistë
Lyoni i drejtuar nga Paulo Fonseca po përjeton një moment shumë pozitiv, i udhëhequr nga forma e jashtëzakonshme e Endrick. Sulmuesi i ri brazilian, i ardhur në huazim nga Real Madridi gjatë merkatos së dimrit, është shndërruar në protagonisti absolut i kësaj pjese të dytë të sezonit.
Në vetëm 5 ndeshje me fanellën e OL-së, Endrick është përfshirë në 6 gola, me 5 të shënuar prej tij dhe 1 asist. Nën drejtimin e Fonsecës, 18-vjeçari ka gjetur vazhdimësinë që i mungonte në Madrid, ku konkurrenca e fortë me yje të shumtë ia kishte kufizuar hapësirat.
Në Spanjë kjo formë po ndiqet me vëmendje dhe entuziazëm. Te Real Madridi vlerësohet fakti që huazimi po i shërben rritjes së lojtarit, duke i dhënë minuta, besim dhe përgjegjësi.
Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga Carlo Ancelotti, i cili po “merr shënime” për një Endrick që falë përvojës në Francë, po tregon gjithnjë e më qartë potencialin e tij të jashtëzakonshëm.
KOHA JONË SONDAZH

