Reali kërkon mesfushorin e Atalantës për të zëvendësuar Kroos

Atalanta's Brazilian midfielder #13 Ederson (L) and Real Madrid's English midfielder #5 Jude Bellingham vie for the ball during the UEFA Super Cup football match between Real Madrid and Atalanta BC in Warsaw, on August 14, 2024. (Photo by Sergei GAPON / AFP) (Photo by SERGEI GAPON/AFP via Getty Images)

Real Madridi së fundmi ka shfaqur interesim për brazilianin e Atalanta-s, Ederson. Mesfushori është një objektiv edhe i gjigantëve të Premier League Liverpool dhe Kampionët në fuqi të La Liga-s dhe Champions League po kërkojnë të gjejnë një zëvendësues për legjendën gjermane Toni Kroos, i cili u tërhoq nga futbolli këtë verë.

Ederson është një nga lojtarët që po mendohet të zëvendësojë Kroos. Real Madridi shpreson ta bindë 25-vjeçarin, pasi ata kërkojnë të dominojnë në sezonin e ardhshëm.

Ederson u transferua tek Atalanta në vitin 2022 nga Salernitana për 22.9 milionë euro. Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë tre asiste në 100 ndeshje për skuadrën e Serie A.

SHKARKO APP