Reali klubi me më shumë të ardhura në botë, ndiqet nga Barça dhe Bayerni
Real Madrid vazhdon të jetë klubi me të ardhurat më të larta në botë, sipas edicionit të ri të “Football Money League” të publikuar nga Deloitte për sezonin 2024-2025. Në renditjen e 29-të radhazi, “Los Blancos” kryesojnë listën për të tretin vit rresht, me të ardhura rekord prej 1.161 miliardë euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me sezonin e kaluar.
Sipas raportit, 594 milionë euro vijnë nga të ardhurat komerciale dhe marrëveshjet e reja të sponsorizimit. Një ndikim të rëndësishëm ka pasur edhe efekti mediatik i transferimit të Kylian Mbappé.
Në vendin e dytë renditet Barcelona me 974.8 milionë euro, ndërsa Bayern Munich mban vendin e tretë me 860.6 milionë euro. PSG zbret në vendin e katërt me 837 milionë euro, pavarësisht rritjes së të ardhurave.
Premier League dominon numerikisht listën me gjashtë klube në “Top 10”. Italia përfaqësohet nga Interi, Milani dhe Juventusi, të cilat mbeten ndër klubet më të forta ekonomikisht në Europë.


KOHA JONË SONDAZH

