Reali llogari titulli 3 javë para El Clasico, rikthehen Modriç, Ramos e Khedira
Tre ekipet pretendente në Spanjë, Reali i Madridit, Barcelona dhe Atletiko Madrid do të luajnë të djelën ndeshjet e javës së 25-të në La Liga, por llogaritë për titullin kampion po bëhen që tani, teksa përplasjet direkte duket se do të jenë vendimtare. Reali i Madridit kryeson aktualisht katër pikë para Barcelonës, por humbi 4-0 përballjen direkte me Atletiko Madrid dy javë më parë dhe po llogarit që të shmangë një disfatë të dytë me Barcelonën. Skuadra e Carlo Ancelottit në njëfarë mënyrë po e luan që tani El Clasicon e 22 marsit dhe këtë e bën me anë të numrave. Nga njëra ana, janë ndeshjet që do të zhvillojnë Los Blancos deri në përballjen me Barcelonën në “Camp Nou”, ku dëshirojnë të shkojnë me një diferencë të tillë pikësh që i lejojnë ta kryesojnë la Ligën edhe në rast humbjeje, dhe nga ana tjetër, Ancelotti bën llogaritë për futbollistët që do të kenë në dispozicion për takimin me rivalët e përjetshëm të Barçës, ku synohet të shmanget medoemos humbja për titullin kampion. Deri atëherë italiani do të mund të ketë në dispozicion edhe Sergio Ramos, Luka Modric dhe Sami Khedira, që aktualisht ndodhen në infermieri. Për Ancelottin, rikthimi i tyre në formacion, në përballjen me Barcelonën, sidomos e mesfushorit kroat dhe e mbrojtësit spanjoll, është thelbësore. Nga Reali, vetëm James Rodriguez e ka të pamundur të riaftësohet në kohë për El “Classico”.
Liga – Java e 25-të
Të premten
Espanyol – Kordoba 1-0
Të shtunën
16:00 Granada – Barcelona
18:00 Rayo V. – Levante
20:00 Almeria- La Korunja
22:00 Malaga – Getafe
Të djelën
12:00 Valencia – Real S.
17:00 Eibar – Atletic B.
19:00 Sevilla – Atletiko M.
21:00 Real M. – Vilarreal
Të Hënën
20:45 Celta Vigo -Elche
Klasifikimi: Real Madrid 60 pikë, Barcelona 56, 3 Atletico Madrid 53, Valencia 50, Sevilla 45, Villarreal 44, Malaga 38, Espanyol 32, Celta Vigo 31, Real Sociedad 27, Eibar 27, Athletic Bilbao 27, Getafe 26, Rayo Vallecano 26, Deportivo La Coruna 24, Almeria 23, Elche 23, Levante 22, Granada 19, Cordoba 18 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

