Reali mendon për shkarkimin e Ancelottit, pikeon një argjentinas për ta zëvendësuar
Real Madrid nuk është mësuar që të humbasë. Skuadra mbretërore mund të marrë vendimin drastik për të shkarkuar Carlo Ancelottin nëse do të eliminohen nga PSG në Champions League.
Mauricio Pochetino shihet si zëvendësuesi më i mundshëm, pasi strategu argjentinas me shumë mundësi do të largohet nga PSG pasi marrëdhënia me drejtuesit parisienë nuk është ndër më të mirat.
Real Madrid kërkon të përfitojë nga situata, aq më tepër që argjentinasi ka një marrëdhënie shumë të mirë me Kylian Mbappe. Francezi pritet të bashkohet me madrilenët sezonin e ardhshëm dhe në këtë formë marrëdhënia me Pochetinon do të vazhdonte në një aventurë të re.
KOHA JONË SONDAZH

