Reali merr një fitore “të çmendur” me përmbysje ndaj Sevillas (VIDEO)
Real Madrid vijon me ndeshjet e çmendura këtë sezon. Skuadra e Ancelottit ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje 3-2 ndaj Sevillas.
Ndeshja në fakt nisi shumë më mirë për miqtë që shënuan dy gola për 4 minuta. Në minutën e 21-të ishte Ivan Rakitic që do të shënonte një super gol nga goditja e dënimit. Në minutën e 25-të, është Erik Lamela që është në vendin dhe në kohën e duhur për ta dërguar topin në kuadrat, teksa mbrojtja madrilene lë shumë hapësira.
Rodrygo rihapi ndeshjen me një gol në fillimin e pjesës së dytë, pasi mori një pasim të bukur nga Carvajal. Mbrojtësi spanjoll në të 82-tën do të shërbente pasimin final për Nachon që vendoi baraspeshën.
Në kohën shtesë do të ishte protagonisti i përhershëm, Karim Benzema që do të gjente dhe golin e tretë në këtë ndeshje dhe të fitore. Tashmë Reali kryeson me 75 pikë, plotë 15 pikë më shumë se Barcelona, por ka dy ndeshje më shumë të luajtura. /R.Lika-Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

