Reali mund me 3 super gola Valencian dhe siguron finalen e Superkupës (VIDEO)

Real Madrid është finalisti i parë i Supërkupës së Spanjës, në edicionin e parë me 4 skuadra që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Skuadra e Zidane ka dhuruar spektakël duke fituar me lehtësi 3-1 ndaj Valencias në gjysmëfinale.

Toni Kroos në minutën e 15-të befasoi portierin Domenech me një goditje shumë të bukur nga goditja e këndit teksa topi shkoi në trekëndësh. “Galaktikët” nuk u ndalën me kaq, teksa në minutën e 38-të, Isco do të realizonte një tjetër gol të bukur, me një goditje brenda zonës.

Në pjesën e dytë, Velencia nuk arriti që të reagonte, ndërkohë që Reali shënoi edhe golin e tretë me Modric. Mesfushori kroat me një lëvizje të zgjuar e dërgoi topin në cepin e portës së portierit të Velencias.

Në minutën e 92-të, Parejo shënoi golin e nderit nga pika e bardhë. Në finale Reali do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Atletico Madridit dhe Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP