Reali mund me “poker” Huesca-n dhe ngjitet në krye të renditjes së La Ligas (VIDEO)

Real Madrid merr fitoren e radhës në kampionat, duke mundur 4-1 Huesca-n. Një sukses që e ngjit skuadrën e Zidane në krye të renditjes së La Ligas me 16 pikë.

Ishte një ndeshje që do të zhbllokohej nga Eden Hazard me një gol shumë të bukur nga distance në minutën e 40-të. Në limitet e fraksionit të parë, Benzema shënoi dhe golin e dytë.

Në fraksionin e dytë ishte gjithçka e thjeshtë për madrilenët që shënuan sërish në minutën e 54-t me Valverden, ndërkohë që miqtë provuan të rihapnin sfidën me Ferreiron. Në fundin e kohë së rregullt Benzema shënoi dhe golin e dytë personal. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP