Reali ndalet ndaj Elches në La Liga, Militao i shpëton nga humbja në shtesë (VIDEO)
Real Madrid mban të hapur La Ligan. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti u ndal nga Elche në barazim 2-2 në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e javës së 22-të të kampionatit spanjoll.
Para disa ditësh, madrilenët fituan në kohën shtesë ndaj Elches, në Kupën e Mbretit, ndërsa sot shpëtuan vetëm në shtesë nga humbja. Karim benzema u bë protagonist duke humbur një penallti.
Golat për Elchen u shënuan nga Boye (40’) dhe Milla (76’), ndërsa Luka Modric shndërroi në gol një tjetër penallti, në minutën e 82-të, para se Militao të barazonte shifrat në minutën e 92-të me një goditje me kokë.
Real Madrid ruan kryesimin e kampionatit, me 50 pikë, 4 më shumë sesa Sevilla e vendit të dytë.
KOHA JONË SONDAZH

