Reali në avantazh me një super gafë të Karius, barazon menjëherë Liverpuli (VIDEO)

Reali i Madrid kalon në avantazh në finalen e Kievit. Fraksioni i dytë nisi më mirë për madrilenët që kishin mundësinë e artë për  të kaluar në avantazh me Iskon, por goditja e futbollistit spanjoll ndalet nga traversa e portës së Karius, i cili del keq nga porta.

Portieri i të kuqve bën një gafë të pabesueshme në minutën e 51-të, duke i dhuruar topin Benzemas, i cili prek topin që shkon në fundin e rrjetës. Avantazhi i madrilenëve ka zgjatur vetëm 4 minuta, pasi Sadio Mane ka barazuar menjëherë rezultatin pas një goditje nga këndi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?