Reali në “pozicion jashtë loje”, ndalet edhe nga Osasuna (VIDEO)

Real Madrid nuk arrin të bëjë dy fitore radhazi. Los Blancos nuk kanë mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Osasunës në transfertë.

Sfida e luajtur mes reshjeve të dëborës do të prodhonte pak raste shënimi. Shansin më të mirë e kishte Asensio në fillimin e pjesës së dytë, por u ndal nga një pritje fantastik e Herrera-s.

Benzema gjeti golin në minutën e 61-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. E njëjta situatë u përsëritë edhe një minutë nga fundi i kohës së rregullt, por këtë herë do të shënonte në pozicion jashtë loje Toni Kroos. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP