Reali ngec ndaj Osasunës, por mbetet ende në krye të La Ligas (VIDEO)
Real Madrid nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e javës së 11-të ndaj Osasunës. Në pjesën e parë skuadra madeilene do të kishte vetëm dy mundësi shënimi me Vinicius dhe Camavinga.
Në fraksionin e dytë edhe Osasuna tentoi që të krijonte shanse të rrezikshme. Në minutat e fundit, Reali provoi me çdo mënyrë që të gjente golin e fitores, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Reali mban vendin e parë me 21 pikë, po aq sa Sevilla, Betis dhe Sociedad. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

