Reali nuk di të ndalet në merkato, transferon lojtarin e River Plate

Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit argjentinas Franco Mastantuono, i cili do të jetë pjesë e klubit spanjoll për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 14 gushti 2025 deri më 30 qershor 2031.

Mastantuono është produkt i akademisë së River Plate, ku u rrit si futbollist nga viti 2019 deri në 2024 dhe debutoi me ekipin e parë në sezonin 2024-2025. Në muajin shkurt 2024, ai bëri histori duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e River Plate, ndërsa ndihmoi klubin argjentinas të fitonte Superkupën e Argjentinës.

Mastantuono ka hyrë në histori edhe me kombëtaren argjentinase, pasi në moshën 17-vjeçare u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë një ndeshje zyrtare me Argjentinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky transferim konsiderohet një tjetër goditje e rëndësishme në merkato nga Real Madridi, i cili vazhdon të investojë në talentet më premtues të futbollit botëror. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?