Reali nuk heq dorë nga Modric, bën gati kontratën e re për kroatin

Pavarësisht 35 viteve mbi supe, Luka Modric vijon të jetë një nga pikat më të forta të Realit të Madridit dhe kjo dëshmohet edhe nga aktivizimi në të 20 ndeshjet që kryeqytetasit spanjollë kanë luajtur këtë sezon mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve.

Kontrata e kapitenit të Kroacisë skadon në fund të këtij sezoni, por siç raportojnë mediat madrilene, është arritur marrëveshja mes palëve për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një tjetër vit.

Zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme dhe me kontratën e re Modriç do të mbetet te Reali deri në verën e 2022-shit, kohë kur do të plotësojë edhe plot një dekadë me fanellën e “Los Blancos”.

SHKARKO APP