Reali nuk ndalet në merkato, bën gati akordin edhe me Haaland
Kylian Mbappe duket se nuk është i mjaftueshëm për Real Madridin për sezonin e ardhshëm. Fiorentino Perez dëshiron që krahas francezit të marrë në skuadër dhe një tjetër super yll si Erling Haaland. Mediet në Itali raportojnë se presidenti i Borussia Dortmund, Joachim Watzke do të udhëtojë drejt Madridit këtë javë për t’u takuar me kreun e Realit.
Real Madrid dëshironte ta linte edhe një vit sulmuesin e Dortmund të priste duke ditur se Karim Benzema vijon të jetë në formë shumë të mirë, por duke parë interesin e lartë që kanë shfaqur për Haaland klubet e tjera, spanjollët janë vënë në lëvizje.
Klubi gjerman është i intereson ta shesë lojtarin, nga i cili do të përfitonte një shifër të “frikshme”, ndërsa ka piketuar edhe zëvendësuesin e norvegjezit, i cili duket se do të jetë Karim Adeymeni i Salzbuerg.