Reali reagon për portierin Courtois: Nuk vuan nga ankthi!

Real Madrid është një nga klubet më të mëdha në botë dhe si i tillë nuk lejon që asnjë prej futbollistëve të saj të mos preket nga kritikat e mediat. Los Blancos kanë dalë në një deklaratë për shtyp për të mbrojtur portierin Thibaut Courtois, duke hedhur poshtë se vuan nga ankthi.

 

“Futbollisti ynë nuk vuan nga ankthi ndaj dhe lajmet e përhapura janë false. Courtois është diagnostifikuar me gastroenterit akut me dehidrim, pas kontrolleve të bëra pas ndeshjes ndaj Brugge. Futbollisti i është përgjigjur në mënyrë pozitive trajtimit”, ka shkruar klubi i Realit.

Gardiani spanjoll kishte probleme me stomakun dhe marrje mendsh gjatë ndeshjes ndaj Brugge, duke e mbyllur ndeshjen para kohe të martën në mbrëmje. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP