Reali rigjen fitoren në La Liga, mund me “poker” ndaj Alaves (VIDEO)

Real Madrid është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga. Los Blancos mori një sukses të thjeshtë 4-1 në transfertën ndaj Alaves. Merengues zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 15-të falë një goditje me kokë nga Casemiro.

Në minutën e 41-të, Benzema me një goditje në hyrje të zonës e dërgon topin në trekëndësh. Më pas në fundin e fraksionit të parë kishte kohë edhe për një gol të Hazard, që arrin të shfrytëzojë asistin fantastik të Kroos. Alaves në minutën e 59-të shënoi golin e vetëm me Joselu, që kërceu mjaft mirë në zonë duke shënuar me kokë.

Gjithsesi shpresat e vendasve zgjatën shumë pak minuta, pasi Benzema do të realizonte një tjetër gol që o të vuloste rezultatin përfundimtar. Ekipi i Zidane mban vendin e dytë me 40 pikë, 4 më pak se Atletico, por këta të fundit kanë dy ndeshje më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP