Reali rigjen fitoren në La Liga, shkatërron Alaves (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 19 Shkurt 2022 22:57
Real Madrid ka arritur një fitore të thellë 3-0 ndaj Alaves, duke harruar disi humbjen ndaj PSG në mesjavë, në Champions League.
Vinicius, Asensio dhe Benzema nga pika e bardhë, shënuan për madrilenët në këtë fitore që zgjeron dhe më tej diferencën me ndjekësit e Sevillas në kampionat.
Pas 25 javësh kampionat, Reali udhëheq i vetëm në krye të renditjes me 7 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Sevilla (një ndeshje më pak).
KOHA JONË SONDAZH

