Reali rrezikon të “peshkojë” City-in, shpërthen Ancelotti: Nuk më pëlqen ky format!
Real Madrid triumfoi 0-3 në sfidën e fundit kundër Brest, duke siguruar një biletë për në fazën “play-off” të Champions League. Me 15 pikë në 8 ndeshje, ekipi i Ancelottit e mbylli fazën e Ligës në vendin e 11-të dhe tashmë rrezikon të “peshkojnë” Man.City në “play-off”.
Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid nuk u kursye aspak në konferencë për shtyp duke dalë hapur kundër këtij formati të ri.
“Duhet të presim, të shohim nëse do të shortohemi me Man.City, por sigurisht kundër tyre do të jetë e komplikuar. Jemi të lumtur që erdhën në këtë fazë, mëkat vetëm që nuk u zgjuam më herët në Champions. Formati i ri? Nuk më pëlqen, janë shumë ndeshje”, u shpreh Ancelotti.
![Reali rrezikon të “peshkojë” City-in, shpërthen Ancelotti: Nuk më pëlqen ky format!](https://i.ytimg.com/vi/Y7moTL-fZvU/hqdefault.jpg)