Reali shpenzoi 100 milionë euro për të, s’do ta besoni sa vlen tani Hazard

Eden Hazard së fundmi ka zbuluar në Belgjikë se dëshiron që të largohet nga Real Madridi që në merkaton e verës. Futbollisti belg ka mbetur i zhgënjyer nga fakti që është gjithmonë zëvendësues nga trajneri Ancelotti ndaj dhe ka vendosur që t’i jap fund aventurë në Bernabeo.

Ai ka luajtur dy sezone me Los Blancos, por pa gjetur asnjëherë formën e tij më të mirë Besojeni ose jo, por vlera e tij në merkato është vetëm 18 milionë euro.

Një shifër e ngjashme me vitin 2011 kur Hazard luante me Lille, ndërkohë që tashmë është 31 vjeç dhe me plotë eksperiencë te Chelsea dhe Reali. Me shumë mundësi Eden mund të kthehet sërish në Premier League, një kampionat ku arrin që të shfaqë vlerat e tij më të mira, por nuk përjashtohet as një rikthim te Lille. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?