Reali surprizon ekipin e kategorisë së tretë pas eliminimit të turpshëm

Real Madrid nuk e ka bërë dramë humbjen e pësuar në Kupën e Mbretit kundër Alcoyano-s, skuadër e kategorisë së tretë. Pas eliminimit, Los Blancos kanë bërë një gjest të bukur kundrejt rivalëve.

Alcoyano ka zbulua në kanalet e klubit në rrjetet sociale, pas ndeshjes së të mërkurës në Kupën e Mbretit, se Real Madrid i ka dërguar nga një fanellë për çdo lojtar.

Në fotografinë e publikuar në Instagram shfaqen protagonistët e suksesit 2-1 kundër madrilenëve me fanellat e kolegëve.

SHKARKO APP