Reali “tërmet 6 ballësh” në mbrëmjen magjike të Rodrygos, City ndalet ndaj Atalantës (VIDEO)

Real Madrid ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit pasi ka fituar me shumë lehtësi 6-0 ndaj Galatasaray-it. Skuadra e Zidane e zgjidhi ndeshjen që në 45 minutat e para.

 

Rodrygo gjeti fillimisht dy herë rrugën e rrjetës, me dy aksione shumë të bukura. Në minutën e 14-t, Ramos shënoi nga pika e bardhë, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë Benzema shënoi pas një asisti fantastik të Rodrygos. Në fundin e ndeshjes, francezi realizoi edhe golin e dytë personal. Në kohën shtesë Rdorygo kompletoi tripletën personale në një ndeshje magjike që zhvilloi sonte.

PSG ndërkohë vijon të ruajë kryesimin e Grupit A, pasi fitoi minimalisht 1-0 me një gol të shënuar në minutën e 22-të nga Mauro Icardi. Tottenham fitoi me lehtësi 4-0 në transfertën ndaj Crvena Zvezdës, me dy gola të shënuar nga Son Heung-Min dhe një të Lo Celso e Eriksen. Leverkuseni fitoi 2-1 ndaj Atletico Madrid duke ringjallur shpresat për kualifikim.

Manchester City nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Atalantës. Sterling shënoi një gol të bukur në pjesën e parë, por zikaltrit barazuan në fillimin e fraksionit të dytë me Pasalic. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP