Reali tjetër rekord në Champions League, ndaj Atalantës luan ndeshjen e 100 me eliminim direkt
Real Madrid do të luajë ndeshjen e 100-të me eliminim direkt në Champions League, të mërkurën në mbrëmje, teksa do të sfidojë Atalantën, në duelin e parë që do të luhet në Itali.
Skuadra madrilene është rekordmene e këtij kompeticioni, të cilin e ka fituar nga viti 2014 deri në 2018. Në këtë ndeshje Zidane do të ketë mungesa të shumta për shkak dëmtimesh,.
Zgjidhja ka qenë marrja e disa talenteve nga skuadra e të rinjve, Real Madrid Castilla, për t’i bërë pjesë të ekipit të parë. Bëhet fjalë për Diego Altube, Victor Chust, Miguel Gutierrez, Antonio Blanco, Hugo Duro dhe Sergio Arribas, teksa një pjesë e tyre u aktivizuan edhe ndaj Real Valladolid.
Nga viti 2010 deri në 2019, Real Madrid ka marrë pjesë gjithmonë të paktën deri në gjysmëfinale, duke përjashtuar dy sezonet e fundit, teksa janë mundur nga Ajax dhe Manchester City që në fazën e 1/8-ve. Los Blancos shpresojnë që e njëjta histori të mos përsëritet këtë sezon ndaj ekipit të Gasperinit. /R.Lika-Koha Jone/