Reali tremb Juven, ofron 3 lojtarë për të rrëmbyer Vlahovic nga Fiorentina

Dusan Vlahovic është një nga futbollistët më të kërkuar në merkato nga skuadrat e mëdha. Real Madrid është “çmendur” pas bomberit serb dhe kërkon me çdo kusht shërbimet e tij

Trajneri Carlo Ancelotti po shtyn drejtuesit e “Los Blancos” t’i bëjnë ofertën e duhur Fiorentinës për ta transferuar në Madrid sulmuesin serb.

Reali është i gatshëm ti ofrojë skuadrës “vjollcë”, 3 lojtarë. Borja Mayoral, Luka Jovic, Alvaro Odriozola janë 3 futbollistët që “Los Blancos” do t’i ofrojnë Fiorentinës për të bërë të mundur shërbimet e Vlahovic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?