Reali u eliminua në Kupë, Bale dhe Hazard bëjnë humor në pankinë (VIDEO)

Real Madrid i dha lamtumirën kompeticionit të parë në këtë sezon, pasi mbrëmjen e djeshme u eliminua nga Athletic Bilbao në Kupën e Mbretit. Kritikat ndaj Ancelottit edhe në këtë ndeshje nuk munguan për shkak se la jashtë të Hazard, por dhe të Bale.

Belgu u ngrit në nxemje në pjesën e dytë, por më pas u rikthye sërish në pankinë në minutën e 75-të për të bërë humor me uellsianin. Bale nuk luan që nga 28 gushti me skuadrën e Realit për shkak të problemeve fizike, por edhe sepse strategu italian nuk e ka në preferencat e tij.

E ardhmja e tij duket larg nga Santiago Bernabeo, teksa kontrata i përfundon më 30 qershor. Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka heshtur kur është pyetur për Bale dhe Hazard. /R.Lika-Koha Jonë/

Bale laughs because Hazard wasn't subbed in against Athletic Bilbao after he warmed up for 45 min.😳

 

SHKARKO APP