Reali zgjohet vonë, munden nga Sevija (VIDEO)

Sevija i ka shkaktuar 6-të në këtë sezon Realit, duke e mundur në shifrat 3-2. Pa Kristiano Ronaldo të dëmtuar dhe Garet Bejl të skualifikuar të besuarit e Zidane zhvilluan pjesën e parë të sezonit më të dobët në këtë sezon.

Sevija shënoi dy herë në pjesën e parë me anë të Ben Jeder dhe Miguel Layun dhe ngjitet në vendin e shtatë, që garanton praninë në Europa League sezonin e ardhshëm. Real Madrid humbi një penallti me Serxhio Ramos, ndërkohë që shënoi një autogol, pesë minuta para fundit.

Më pas, Majoral realizoi golin e parë për miqtë, ndërsa në minutën e 96-të, Ramos me penallti shënoi golin e dytë për madrilenët. Dy javë para fundit “Los Blancos” janë në vendin e tretë me tre pikë më pak se Atletiko e Madrid, që mban vendin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?