“Rebeli” Douglas Luiz rikthehet në Torino, nis stërvitjen te Juventusi
Pas mungesës së bujshme në ditën e parë të grumbullimit më 24 korrik, Douglas Luiz është rikthyer mëngjesin e sotëm në qendrën stërvitore të Juventusit në Continassa, duke u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës që ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.
Rikthimi i mesfushorit brazilian ishte paralajmëruar ditë më parë, pas një takimi mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit, të cilët kishin caktuar ditën e sotme si datën e kthimit.
Tashmë pritet një përballje mes palëve, me drejtorin Comolli që do të kërkojë shpjegime të drejtpërdrejta nga lojtari për arsyet e mungesës pa leje në ditët e para të përgatitjeve. Sipas burimeve, Juventus pritet ta dënojë lojtarin me një gjobë për arsye disiplinore, e cila mund të variojë nga 40 mijë deri në 120 mijë euro.
Në sfond qëndron gjithmonë merkatoja, pasi e ardhmja e Douglas Luiz në Torino është larg së qeni e sigurt. Braziliani ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Premier League, dhe mundësia e largimit të tij në javët e ardhshme mbetet reale.
Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse do të ketë një shkëputje përfundimtare apo një përpjekje për riparim të marrëdhënies mes lojtarit dhe klubit bardhezi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

