Rebic bën gati “valixhet”, gati të rikthehet sërish në Bundesligë

Ante Rebic këtë sezon ka haur vështirësi për të gjetur hapësira. Goli i fundit i shënuar me skuadrën kuqezi daton më 1 tetor të vitit 2022.

Duke parë paraqitjet jo të mira të kroatit, historia mes Milanit dhe tij mund të përfundojë në fund të sezonit. Sipas italianes “Calciomercato”, Rebic mund të veshë nga sezoni i ardhshëm fanellën e Eintracht Frankfurt, ish-klubit të tij.

Kroati u largua nga klubi gjerman verën e vitit 2019 si i huazuar te Milani. Një vit më pas, kuqezinjtë e blenë përfundimisht Rebic për shifrën e 6.7 milionë euro, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit 2025.

SHKARKO APP