Red Bull me “look” të ri, prezantohen edhe Mercedes e Willimas (Foto)
Dita e parë e testeve të sezonit të ri në Formula 1, nisi dje në Jerez të Spanjës, me zbulimin e makinave të reja për disa nga skuderitë, që marrin pjesë në garë. Kampioni i botës, Mercedez, vendi i dytë, Red Bull dhe vendi i tretë Willimas paraqitën makina me dizanje të reja, para se të nisë sezoni i ri në Formula 1. Aktualisht tetë skuadra ndodhen në Jerez, ku u zbuluan makinat me të cilat punohet prej muajsh. Surpriza e madhe ishte Red Bull me shumë ndryshime, sidomos në pamjen e jashtme. – “Ka disa ndryshime që kanë efekte në pamjen ballore të makinës, por përtej shumë ndryshimeve mbi pamjen e jashtë,” – theksoi inxhinieri i Red Bull, Rob Marshall. Mercedesi, ashtu si makinat e tjera, mbetet një evolucion që kërkon të jetë sërish dominues. – “Faktori kryesor mbi të ardhmen tonë është që të shmangim, disa të meta, dhe parashikimet janë të mëdha,” – theksoi drejtori ekzekutiv i Mercedes, Paddy Lowe. Williams shpreson që makina e re “FW37” do t’i ndihmojë që të ecin përpara. – “Disa ndryshime më të dukshme, sigurisht, por e gjitha qëndron në detaje. Kemi krijuar një makinë më kreative, më të shpejtë dhe sa më eficente,” – theksoi Frank Willims.
KOHA JONË SONDAZH

