Red Bull, skuderia që po tremb kundërshtarët nga ngjyrat (Foto)
Red Bull zbuloi makinën 2015 me ngjyra të tilla, për të paralajmëruar Mercedes në Formula 1, se do ta ketë të vështirë të mbrojë titullin kampion. Red Bull fitoi titujt kampionë nga viti 2010 deri në 2013, duke dominuar garat e Formula 1, kohë kur suksesin e shënonte Sebastian Vettel. Por Mercedes i dha fund dominimit të kësaj skuadre me anë të kampionit në fuqi, Lewis Hamilton. Sezoni i ri në Formula 1 nis më 15 mars në Melburne të Australisë. Pas zbuloi makinën e re dhe pas testeve të para të këtij sezoni, makina e re “2015 RB11” është shfaqur me një kamuflazh, me një dizajn që mbetet ende sekret
KOHA JONË SONDAZH

