Reduktimi i pagave nga koronavirusi, ja sa do të humbiste Ronaldo

Në Itali klubet po mendojnë se të pakësojnë shpenzimet dhe një zgjidhje është shkurtimi i pagave gjatw kwsaj periudhe pushimi nga koronavirusi.

“Tuttosport” shpjegon formulën sesi do të bëhet kjo ulje dhe cilët lojtarë do të preken më shumë. Bëhet fjalë për një ulje proporcionale dhe më i dëmtuari do të jetë ai që fiton më shumë në Serinë A, Cristiano Ronaldo.

“Ulje të pagave do të bëhet në mënyrë progresive, siç ndodh me taksat e të ardhurave. Lojtarët e Serisë A duhet të heqin dorë nga një përqindje më e lartë e pagës sesa shokët e tyre në Serinë B dhe C. Do të ishte një sakrificë më e madhe për lojtarët që fitojnë më shumë “, shpjegon Tuttosport rreth planit për të rregulluar shpenzimet në ekipet italiane pas emergjencës së Koronavirusit.

Në këtë rast do të duhet të kryhen negociata midis klubeve dhe lojtarëve. Çdo negociatë, sa u përket shkurtimeve të pagave, do të zhvillohet individualisht. Cristiano Ronaldo, i cili fiton 31 milionë euro në vit, mund të humbasë një të tretën e pagës nëse sezonit nuk rifillon, pra rreth 10 milionë euro.

10 lojtarët me pagën më të lartë në Serinë A

Cristiano Ronaldo (Juventus) -> 31 milionë

De Ligt (Juventus) -> 8 milionë

Lukaku (Inter) -> 7.5 milionë

Higuain (Juventus) -> 7.5 milionë

Dybala (Juventus) -> 7.3 milionë

Ramsey (Juventus) -> 7 milionë

Rabiot (Juventus) -> 7 milionë

Pjanic (Juventus) -> 6.5 milionë

Donnarumma (Milan) -> 6 milionë

Koulibaly (Napoli) -> 6 milionë

 

 

 

 

SHKARKO APP