Reduktimi i pagave te Barcelona, Messi dhe shokët e tij japin një “jo” të prerë

Lojtarët e Barcelonës kanë refuzuar propozimin për uljen e pagave për periudhën në të cilën janë vendosur masat shtrënguese për shkak të koronavirusit. Gazeta spanjolle “A“” raporton se sot bordi i klubit katalanas do të vendos për hapat që do të ndiqen.

Kujtojmë që në Spanjë është miratuar edhe mekanizmi ERTE, që pezullon kontratat e punës dhe zvogëlon ditët e punës, duke shkurtuar 70 për qind të pagave në ekipet profesioniste.

Sidoqoftë, numri një i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu, ka propozuar një lloj kompensimi për lojtarët e ekipit të parë në mënyrë që reduktimi i pagave të mos e kalojë 50%. Messi dhe shokët e tij për momentin sërish kanë thënë një “Jo” të prerë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP