Reduktimi i pagave te Juvja, ja sa do të humbasë Cristiano Ronaldo

4 muaj, për të kursyer 90 milionë euro. Juventus nuk shkon në luftë me paga të plotë, teksa është arritur akordi për reduktimin e pagave mes lojtarëve por edhe stafi teknik. Cristiano Ronaldo me shokë, zbritën në fushë për herë të fundit më 8 mars, ndërkohë që vendosën që të reduktonin pagat për muajin mars, prill, maj dhe qershor.

Një gjest përgjegjësi në një moment të vështirë për klubet italiane. Një nga më të prekurit nga ky vendim është padyshim Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez do të heqë dorë nga thuajse 10 milionë euro nga paga e tij që shkon në 31 milionë euro në sezon.

Karizmi i CR7 së bashku me futbollistë me peshë si Bonucci, Buffon dhe Chillini ishin vendimtar në arritjen e marrëveshjes. Ronaldo për momentin po qëndron ende në Madeira me familjen e tij, në pritje të lajmeve pozitive nga Italia. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP