Refuzoi Shqipërinë para disa vitesh, Kabashi më në fund gjen ekip

Elvis Kabashi më në fund gjen skuadër. Mesfushori shqiptar para disa vitesh u bë i njohur pasi refuzoi ftesën e Shpresave të Shqipërisë me pretendimin se meritonte të luante për kombëtaren e madhe.

Ditën e sotme ai i është bashkuar ekipit të Liveronos, skuadër që është pjesë e Seria C. Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se ka siguruar transferimin përfundimtar të lojtarit i cili në pjesën e parë të sezonit kishte luajtur për Viterbesen.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për mesfushorin për të provuar një aventurë të re, teksa do të mbajë të veshur fanellën me numër 29. Kujtojmë që te Livorno më parë janë aktivizuar edhe Bogdani dhe Vajushi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?