Refuzoi Shqipërinë se ndihet italian, ish-mesfushori përfundon në kategorinë e tretë

Elvis Kabashi është zyrtarizuar te Pontedera në Serinë C italiane. 31-vjeçari është rikthyer sërish në kategorinë e tretë të futbollit italian, ndërsa në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Rexhianës në Serinë B.

Kabashi luante me ekipin U-19 të Shqipërisë, para se të refuzonte ftesën nga kuqezinjtë me justifikimin se ndihet italian dhe po ashtu priste “axurrët”. Mesfushori në fjalë po ashtu i tha jo Partizanit rreth 10 vite më parë, ndërsa ishte i fokusuar te huazimet nga Juventusi.

“Zonja” e bleu kartonin e tij nga Empoli. Arritja më e madhe te bardhezinjtë ishte që u përfshi në stol për ndeshje të Seria A. Asnjëherë nuk debutoi dhe pse asokohe konsiderohej talent i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?